Kryeministri Edi Rama ka sjellë përmes një videoje në facebook, historinë e Hamide Xhemajlit, ish-lufëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sikurse e tregon edhe vetë Hamidja, i është bashkuar UÇK-së në vitin 1996, por në fillim vëllai i saj ka hezituar ta pranojë.
Por pas këmbënguljes së saj të madhe dhe fjala q ëi mbushi mendjen vëllait të Hamdes për ta marrë mbrapa në luftë ishte: “I thash se ajo çka të ndodh ty, du me më ndodh edhe mua dhe pranoi”.
Postimi i Ramës:
LIRIA KA EMER
Kjo është historia e Hamide Xhemajlit, luftëtare e orëve të para në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila në vitin 1996 vendosi të braktisë ëndrrat dhe t’i bashkohet vëllait, gati për të dhënë jetën për lirinë.
Historia e saj është një nga mijëra e mijëra pjesët e historisë së përbashkët të krenarisë dhe dhimbjes së vajzave dhe djemve të Kosovës heroike.