Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar disaori entime lehtësuese për të gjithë shtetasit shqiptarë që aplikojnë për një vizë emigruese. Pyetjet më të zakonshme të aplikantëve janë përmbledhur dhe publikuar në faqen e ambasadës në internet. Një pjesë prej tyre po publikohen sot në faqet e “GSH”, si ndihmë për ata që kanë ndërmend ose kanë aplikuar për një vizë amerikane.
Pyetje: Çfarë është Procesi Administrativ dhe çfarë duhet të bëj për të përshpejtuar aplikimin?
Disa aplikime për viza kërkojnë një Proces të mëtejshëm Administrativ, i cili kërkon më tepër kohë pas kryerjes së intervistës nga Oficeri Konsullor. Aplikantët vihen në dijeni për kryerjen e këtij procesi në momentin e aplikimit. Pjesa më e madhe e proceseve administrative kryhen brenda 60 ditëve nga dita e intervistës. Kur kërkohet ky proces administrativ, koha e kryerjes së tij varion bazuar në rrethanat individuale të çdo rasti. Aplikantëve të vizave u këshillohet që të aplikojnë për viza shumë kohë më përpara se data e caktuar prej tyre për të udhëtuar. Shënim i rëndësishëm: Para se të interesohen për statusin e procesit administrativ, aplikantët ose përfaqësuesit e tyre, duhet të presin të paktën 60 ditë nga data e intervistës ose nga data e paraqitjes së dokumenteve shtesë, në varësi të faktit se cila datë është më e fundit. Nëse pyesni rreth një rasti, procesi administrativ i të cilit është brenda afatit kohor prej 60 ditësh, nuk do të jemi në gjendje t’u përgjigjemi pyetjeve tuaj.
Pyetje: Më është kërkuar të dorëzoj një kopje të transkriptit të taksave. Çfarë është transkripti i taksave?
Transkripti i taksave tregon shumicën e të dhënave siç ishte dorëzuar në fillim nga deklarimi i të ardhurave tuaja (Formulari 1040, 1040A, ose 1040EZ), duke përfshirë ndonjë formular shoqërues dhe listat. Transkripti i deklarimit të të ardhurave është në përgjithësi i disponueshëm për vitin aktual dhe tri vitet e shkuara. Ky formular gjendet falas në faqen e internetit të Departamentit Amerikan tw Thesarit, Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave.
Pyetje: Mund të kërkoj një afrim të datës së intervistës ose një shtyrje të datës së saj? Në rast se nuk paraqitem ditën e caktuar për intervistë, mund të kërkoj një datë të re interviste?
Në rast se një aplikanti i duhet të kërkojë një datë tjetër interviste për vizë emigrimi, aplikanti, peticioneri ose avokati duhet të dërgojë një email me emrin, datën e lindjes, numrin e rastit, arsyen e vonesës dhe periudhën e një date tjetër intervistë në adresën zyrtare të emailit: Ti***************@st***.gov, në mënyrë që rastit të mund t’i caktohet një datë tjetër interviste. Takimet për intervistë të ndryshuara prej një pale të tretë, nuk do të procesohen.
Pyetje: Çfarë ndodh nëse nuk mundem të udhëtoj brenda periudhës gjatë së cilës viza emigruese është e vlefshme?
Duhet të ktheni vizën e papërdorur në Njësinë e Vizave Emigruese, së bashku me një letër ku të shpjegoni arsyen e pamundësisë tuaj për të udhëtuar. Në varësi të arsyes së mospërdorimit të vizës, mund të jetë e mundur t’u jepet një vizë e re, përkundrejt bërë pagesën për të. Për të kryer këtë procedurë, ju lutemi të caktoni një takim nëpërmjet: Ti***************@st***.gov
Pyetje: Mundet që fëmijët e një aplikimi për vizë emigrimi të mund të përfshihen në një peticion të vetëm?
Fëmijët e qytetarëve amerikanë konsiderohen të afërm të drejtpërdrejtë (IR) dhe duhet të përgatitet nga një peticion për secilin prej tyre. Këto peticione duhet të regjistrohen në të njëjtën kohë nëpërmjet Shërbimit të Qytetarisë dhe Emigracionit Amerikan (USCIS). Fëmijët e aplikantëve me peticione me bazë familjare (kategoria F) mund të kenë përfitime prej të njëjtit peticion, në rast se vërtetojnë që janë 21 vjeç dhe beqarë. Të tillë fëmijë, për qëllime emigracioni quhen “derivatë”. Vetëm fëmijët biologjikë ose të adoptuar ligjërisht titullohen me status derivati. Një fëmijë jo-jetim, i adoptuar, duhet të jetë adoptuar ligjërisht para moshës 16 vjeç dhe duhet të ketë qenë nën kujdestarinë ligjore dhe fizike të prindërve adoptivë për të paktën 2 vjet. Një fëmijë i lindur pas regjistrimit dhe aprovimit të peticionit, mund të regjistrohet ose të shtohet në peticion si derivat. Aplikanti kryesor duhet të paraqesë certifikatën origjinale të lindjes.
Pyetje: Çfarë ndodh nëse peticioni plotësohet nga një Rezident i Përhershëm i Ligjshëm (F2A ose F2B) dhe peticioneri bëhet shtetas amerikan përpara se aplikanti të bëjë intervistën?
Kur peticioneri bëhet shtetas amerikan, peticioni F2A (bashkëshorti/ja ose fëmija i vogël i rezidentit të përhershëm) konvertohet automatikisht në një peticion IR 1 (bashkëshort- i/ja i/e një amerikan-i/eje) ose IR 2 (fëmija e një amerikani/eje). Këto kategori vizash nuk janë subjekt i kuotave të sistemit të vizave kështu që gjithmonë ka viza të vlefshme për përfituesit nëse ata kualifikohen për viza. Sidoqoftë, për arsyen se derivativët e përfituesve nuk janë të lejuar në peticionet e IR, fëmijët të cilët janë aplikantë derivativë të aplikimit F2A të prindit duhet që secili të ketë një peticion më vete IR2 të plotësuar nëse peticioneri bëhet shtetas Amerikan. Nëse peticionerët e F2A bëhen shtetas amerikanë duhet të bëjnë kujdes që duhet të plotësojnë peticione të reja IR2 për fëmijët e tyre (nëse ata më parë nuk kanë plotësuar peticione të veçanta F2A për ta). Për aplikantët F2B (djali ose vajza i/e pamartuar i një rezidenti të përhershëm), peticionet e tyre F2B janë automatikisht të konvertuara në kategorinë F-1 duke mbajtur datën fillestare prioritare kur peticionerët e tyre bëhen shtetas amerikan.
Pyetje: Ne kemi rritur një fëmijë, i cili nuk është fëmija ynë biologjik dhe as fëmijë i birësuar ligjërisht. Mund të përfshihet ai/ajo si një derivativ në aplikimin e vizës sonë?
Jo. Një fëmijë mund të bëhet derivativ i juaji vetëm nëse ky fëmijë ose ka lindur nga ju, ose përputhet me përcaktimin e një fëmije të birësuar sipas Aktit të Emigrimit dhe Kombësisë. Nëse ju përpiqeni të sillni një fëmijë i cili nuk përmbush asnjë nga këto përkufizime, ju riskoni t’ju mohohet viza e imigrimit dhe ndaloheni përgjithmonë të hyni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pyetje: Kam pasur peticion nga një i afërmi im vite më parë, por peticioneri im është kthyer në Shqipëri. Mundem unë të emigroj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Ligji amerikan i emigrimit kërkon që peticionerët të kenë shtëpi ose rezidencë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i vizave të emigrimit të sponsorizuara për familjet është të bashkojë anëtarët e familjes. Nëse rasti juaj është ndikuar nga mungesa e shtëpisë në SHBA e peticionerit, ju duhet të pajiseni me shumë informacion rreth kësaj në kohën e intervistës. Nëse ju ose peticioneri juaj përpiqeni të jepni gabim një banesë joekzistuese në SHBA për qëllimet e emigrimit, kjo konsiderohet mashtrim dhe ju riskoni t’ju mohohet një vizë emigrimi dhe ndaloheni përgjithmonë të hyni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pyetje: Prindërit Rezidentë të Përhershëm të Ligjshëm lënë jashtë kufijve fëmijën me pjesëtarët e familjes dhe kthehen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani ata dëshirojnë të sjellin fëmijën në SHBA Çfarë duhet të bëjnë ata?
Fëmija duhet të ketë një vizë emigrimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prindi Rezident i Përhershëm i Ligjshëm duhet të plotësojë një peticion F2A (fëmijë i vogël) ose F2B (fëmijë i pamartuar mbi 21 vjeç) me Shërbimet e Qytetarisë dhe të Emigrimit Amerikan.
Pyetje: Unë isha një Rezident i Përhershëm i Ligjshëm (mbajtës i “Green Card”) që kam disa vite që kam dalë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mundem unë të kthehem në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke përdorur Green Card-in tim?
Si një Rezident i Përhershëm i Ligjshëm ju mund të qëndroni jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vetëm një vit në qoftë se nuk keni marrë një leje rihyrjeje nga Shërbimet e Qytetarisë dhe të Emigrimit Amerikan përpara nisjes suaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në tw kundërt, ju konsideroheni të keni humbur statusin tuaj dhe ju duhet ose të ribëni peticion ose të aplikoni për një Vizë të Rikthimit të Rezidencës. Viza e Rikthimit të Rezidencës jepet vetëm kur rrethanat përtej kontrollit tuaj parandaluan për rikthimin tuaj në banesën tuaj në USA brenda periudhës së kohës së kërkuar.
Pyetje: Mundet një qytetar amerikan ose Rezident i Përhershëm i Ligjshëm të plotësojë një peticion për të afërmin te ndonjë nga postet e huaja të shërbimit?
Autoriteti që pranon peticion mbetet vetëm me Shërbimet e Qytetarisë dhe të Emigrimit Amerikan (USCIS). Peticionet duhet të plotësohen në vendin e rezidencës së peticionerit. Pyetje: Kam marrë një njoftim që peticioni im është dërguar në USCIS për rikonsiderim. Çfarë më duhet të bëj? Në këtë rast nuk ka veprim të mëtejshëm që ju duhet të bëni nga ana juaj. Ju lutemi dërgoni të gjitha kërkesat dhe korrespondencat tek USCIS dhe referojuni numrit tuaj të peticionit origjinal. Ju do të kontaktoheni nga kjo zyrë kur USCIS ka marrë një vendim final.
Pyetje: Më është thënë që rasti im i vizës së emigracionit tashmë nuk konsiderohet. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë duhet të bëj tani?
Nëse peticioni juaj nuk është konsideruar i tanishëm, juve do ju duhet të prisni derisa sërish të bëhet aktual përpara se ne të vazhdojmë me procesimin e rastit tuaj. Siç raportohet në Buletinin e Vizave të Dhjetorit (numër 27), datat se cilët aplikantë janë zgjedhur për procedim final vizash emigrimi (cut-off dates) për më të shumtën e kategorive familjare të preferuara kanë ecur me ritëm të shpejtë në dy vitet e fundit. Këto lëvizje kanë rezultuar me një rritje dramatike në nivelin e kërkesave të aplikantit të marra në muajt e fundit. Kjo ka kërkuar kthim mbrapa të shumë datave për procedim të familjeve të preferuara në përpjekje për të mbajtur numrat e përdorur në limitet e ndryshme numerike. Nëse ndodh që numri i kërkesave të vazhdojë të qëndrojë në nivelet aktuale, kthime mbrapa të mëtejshme nuk mund të parashikohen. Ju lutemi shihni në faqen e internetit të Shërbimeve të Nënshtetësisë dhe Imigracionit, Statusi Aktual i Rastit Tuaj, për më shumë informacion. Ky kthim mbrapsht ka ndikuar rastin tuaj, i cili nuk konsiderohet më aktual. Është përgjegjësia juaj të kontaktoni zyrën tonë menjëherë kur rasti juaj bëhet aktual. Për më shumë, ju duhet të mbani kontakt me zyrën tonë të paktën një herë në vit derisa rasti juaj të lëshohet. Nëse ne nuk dëgjojmë nga ju brenda një viti nga kjo datë, ju do të kontaktoheni përpara se ne të mbyllim zyrtarisht rastin tuaj. Ju mund të regjistroheni vetë te linku më sipër për të marrë njoftimet më të reja mujore për datën aktuale të procedimit.
Pyetje: Unë jam peticioneri (kërkuesi) ose përfituesi i një peticioni për vizë. Unë nuk jam kontaktuar akoma për një datë interviste. Çfarë duhet të bëj unë?
Nëse ju keni depozituar një peticion te Zyra e Shërbimeve të Nënshtetësisë dhe Imigracionit (USCIS), e cila ka nën juridiksionin e saj vendin ku ju banoni, ju mund t’i kontaktoni ata për të mësuar më shumë rreth statusit. Nëse ju keni një numër të pranimit të peticionit tuaj nga ajo zyrë, ju mund ta kontrolloni statusin e aplikimit drejtpërdrejt nënë faqen e internetit të Shërbimeve të Nënshtetësisë dhe Imigracionit, Statusi Aktual i Rastit Tuaj.
Pyetje: Unë dua të vërtetoj një lidhje biologjike në lidhje me aplikimin tim për vizë; çfarë duhet të bëj?
Ndiqni udhëzimet që ju janë dhënë në ditën e intervistës. Nëse ju nuk jeni në gjendje të jepni informacion siç ua kërkon zyrtari konsullor, testi i ADN-së është një opsion që ju mund ta konsideroni për të vërtetuar lidhjen tuaj biologjike. Ju mund të gjeni më tepër informacion rreth këtij procesi në: http://tirana.usembassy.gov/ dna_testing.html.
Pyetje: Mua më kanë larguar nga SHBA-ja. Si mund ta konfirmoj largimin tim?
Ju lutemi të lexoni udhëzimet dhe të caktoni një datë takimi në faqen “Verifikimi i Largimit pas Largimit nga Shtetet e Bashkuara”. Për përgjigje të menjëhershme ndaj shumë pyetjeve rreth vizave dhe peticioneve, ju lutemi të shikoni faqen e internetit të Vizave në faqen e Internetit të Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja e Çështjeve Konsullorenë. Nëse pyetja juaj nuk gjendet te Pyetjet e Bëra Shpesh, ju lutemi të na dërgoni një email në Ti***************@st***.gov. Ne u përgjigjemi qindra emaileve në ditë. Do të na ndihmonte shumë nëse ju përfshini në këto emaile informacion specifik te tema (subjekti) e emailit rreth natyrës së çështjes që ju kërkoni. Stafit tonë i duhen rreth 10 ditë pune për të shikuar dhe për t’iu përgjigjur mesazhit tuaj dhe ne u përgjigjemi vetëm kërkesave, informacioni për të cilat nuk ndodhet në këtë faqe interneti. Nëse pyetja juaj ka të bëjë me diçka që është në listën e Pyetjeve të Bëra Shpesh si më sipër dhe nuk ka informacion tjetër për t’ju dhënë, ju nuk do të merrni personalisht një përgjigje. Ju faleminderit!