Kryesocialisti Edi Rama ka thirrur sot në një takim me dyer të mbyllura gjashtë koordinatorët kombëtarë të PS. Mësohet se temë e takimit të paradites ka qenë raportimi mbi zhvillimet sa i përket zgjedhjeve brenda PS që do të finalizohen me Kongresin e janarit.
Takimi është mbajtur në selinë e socialistëve, ndërkohë që koordinatorët kanë si detyrë zbatimin e vendimeve të Asamblesë Socialiste sa i përket zgjedhjeve në Organizata, anëtarësimet e reja dhe asistimin në përzgjedhjen e delegatëve të kongresit.
Burime nga takimi bëjnë të ditur se ndryshe nga disa pretendime, Kongresi i Partisë Socialistë do të zhvillohet në datën e vendosur. Më parë, brenda PS ka patur debate mes deputetit Koço Kokëdhima dhe pjesës tjetër. Deputeti i Vlorës kërkonte shtyrjen e datës së kongresit, por duket se kjo ka marrë përgjigje sot.