Milani rimerr sërish kreun e rënditjes në Serie A. Një dygolësh i Zlatan Ibrahimoviç (’20, ’54) i dha fitoren e rradhës kuqezinjëve në transfertën e Napolit, fitore që vjen pas rreth 6 vjetësh.
Për vendasit shënoi Mertens në minutën e 63, por pa i dhënë mundësinë ekipit të Gatussos të dalë me pikë nga kjo ndeshje pasi goditjen e K.O e dha talenti norvegjez Jens Petter Hauge, i cili në minutën e 95 shënoi golin e tretë për kuqezinjtë
Me këtë fitore, Milan ngjitet në kuotën e 20 pikëve, duke lënë pas Sassuolon me 18, Romën me 17, Juventusin me 16 dhe Interin me 15. Ndërsa Napoli ndalet në kuotën e 14 pikëve.
Sa i përket Ibrahimoviç, 39-vjeçari shkon në kuotën e 10 golave në 8 ndeshje duke lënë pas Cristiano Ronaldon me 8 gola dhe Lukakun me 7.
Në minutën e 79, Ibrahimoviç la fushën pas një problemi në bicepsin femoral.
Në këtë ndeshje drejtohej nga ish mbrojtësi Bonnera pasi dy trajnerët janë të infektuar me Covid-19.
Duhet theksuar se, në 8 ndeshje kampionat Milani nuk e njeh ende aromën e humbjes, ashtu si Sassuolo dhe Juventus.
g.kosovari