Kryeministri Edi Rama me rastin e ndezjes së dritave të Pemës së Vitit të Ri në Tiranë ka bërë apel për të respektuar masat anti-COVID, për të shëndetin e të gjithëve.
“Duke uruar të keni pasur një fundjavë të qetë Ju lutem, të gjithëve, që në këtë atmosferë festash t’i kushtojmë qëndrimit në shtëpi, me fëmijët e prindërit, sa më shumë kohë të jetë e mundur përtej detyrimeve të punës së secilit dhe ta vemë mbrojtjen e shëndetit mbi çdo arsye për dalje jo të domosdoshme nga shtëpia”, shkruan Rama.