Deputeti socialist Taulant Balla nuk i ndahet akuzave ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, për hetimin e krimeve të supozuara të UÇK-së.
Në Facebook, Balla ka postuar një video, me dëshmi nga intervista e Adnan Merovcit në Hagë, ku kishte thënë se Bashën e njihte si përkthyes, por për habi ai nuk figuronte si përkthyes në listën zyrtare të Gjykatës së Hagës.
“Me çfarë statusi gjendej Lulzim Basha…?”, pyet Balla.
Reagimi i plotë i Ballës:
HAPEN DOSJET DHE DALIN DOKUMENTAT E HAGËS
Me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000?
Pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij?
Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?
Kujtojmë se Adnan Mervoci, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancën gjyqësore kundër Vlastimir Djordjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë.
Merovci dëshmon se është pyetur për një cështje tjetër ndaj ish-Presidentit Milutinoviç dy herë, një herë në Prishtinë e më pas në Hagë në prill të vitit 2000.
/a.r