Qeveria britanike konfirmoi se bllokimi katër javë, i cili është në fuqi në Angli, nuk do të zgjatet përtej 2 dhjetorit.
Të hënën, Kryeministri Boris Johnson “do të konfirmojë që bllokimi kombëtar do të përfundojë në 2 dhjetor dhe do të shpjegojë se si Anglia do të kthehet në një plan tre-nivele”, tha Downing Street në një deklaratë.
Në deklaratë thuhet më tej se ky plan do të rikthejë të njëjtat nivele si përpara bllokimit, por më shumë zona do të vendosen në një nivel më të lartë alarmi për të mbajtur nën kontroll përhapjen e virusit.
Plani do të diskutohet në detaje dhe do të miratohet sot në një takim qeveritar dhe do të paraqitet në parlament të hënën.