Emisioni investigativ “Ça thu” ka transmetuar pamje filmike të të arrestuarit Artan Tushe, ish-shef i zonës 1 të Hipotekës në Tiranë, të cilat tregojnë marrjen e parave.
Biseda e regjistruar:
Qytetari: Na fal…
Artan Tushe: S’ka gjë. E mo, sa të kanë kërkuar ?
Qytetari: 1500 (njëmijë e pesëqind) euro.
Artan Tushe: Sa e ke me qejf ?
Qytetari: A e di si e kisha problemin se unë prandaj e futa edhe atë…
Artan Tushe: Sa e ke me qejf, flasim troç!
Qytetari: Ça të them unë i shkreti. Unë futa një edhe i thashë, thuaj Tanit, unë lek për momentin s’kam. Të marri se unë kam tre certifikata. Të ma marri certifikatën, sa të shes tokën. Unë po e shes 10 (dhjetë ) milionë lekë, se po e shes për hall. S’kam lekë. Po ashtu më thuaj ti, se sa? Se ata më kanë kërkuar 1500 euro. Ku i kam 1500 euro? Më thuaj ndonjë shumë, t`i gjej, t`i sjell. S’ka problem, më thuaj ti sa?
Artan Tushe: Sa e ke ti me qejf të them?
Qytetari: Po sa, me qejf …500 (pesëqind eurosh), ta sjell?
Artan Tushe: Më prit dy minuta të marr tabelën. Flasim, mirë?
Qytetari: Mirë ( pas një ndërprerje nga drejtuesit e emisionit, në pamjet filmike dëgjohet Artan Tushe duke numëruar një shumë parash, të cilat janë prerje 100 dhe 50 euro-she: 100, 200, 300, 400, 500. Më pas jepen pamjet shtetasit Artan Tushe, duke hyrë në ambientet e një lokali, ku aty e pret një person, me të cilin zhvillon bisedën e mëposhtme:)
Qytetari: Të kam bezdis ëëë?
Artan Tushe: Ku e gjetët atë mut avokati, ku e gjetët?
Qytetari: Ku e gjeta unë?! Ai më gjeti kur i shita tokën.
Artan Tushe: Ia shite ti atij?
Qytetari: Jo, jo, ma gjeti ai që ia shita unë.
Artan Tushe: Edhe tha hajde se t’i rregulloj unë.
Qytetari: Tani si i bëhet? Kam hyrë në një valle, në një siklet të madhe që se ke idenë. As më njeh, as të njoh, po po të qaj hallin.
Artan Tushe: Jo mo, do ta bëjmë.
Qytetari: Për zotin. Tani ajo, mund të dalë të hënën?
Artan Tushe: Do mundohemi ta nxjerrim. ( ndërkohë qytetari nxjerr një shumë parash )
Artan Tushe: Sa ke lënë?
Qytetari: Unë kam lënë 500 ( pesëqind ) ( Artan Tushe merr paratë nga qytetari dhe i mbështjell. Ndërkohë biseda vazhdon)
Qytetari: Jo, numëroi po të duash se… vetëm ma mbaro si punë të lutem!
Artan Tushe: Ta mbarojmë që sot o nesër, të hënën ta mbarojmë
Qytetari: Të lutem se e kam litarin në fyt, për Zotin. Mirë hajt lëvizim pra.
Artan Tushe: Dil përpara ti!