Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillou pas konfirmimit të aktakuzës për ish-Presidentin Hashim Thaçi ka lëshuar edhe fletarresti për të.
Në letër thuhej se Thaçi mund të arratisej pasi aktakuza e pakonfirmuar ende ishte bërë publike, ndaj Thaçi do ta shfrytëzonte këtë mundësi për të mos u arrestuar.
Gjithashtu kryeprokurori pretendonte në letër se ish-presidenti i Kosovës mund të kryente edhe krime të tjera.
“Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arratisur, për t’i penguar procedurat dhe për të kryer krime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dënim me burgim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith ia ka dërguar gjyqtarit të Procedurës Paraprake.