Imagjinoni pak sikur të kishit lindur në vitin 1900.
Kur keni mbushur 14 vjeç, fillon Lufta e Parë Botërore
Ajo mbaron kur ju të jeni 18 vjeç, me 22 milion të vdekur.
Shumë shpejt pas kësaj, një pandemi botërore, një grip i quajtur “spanjoll”, vret 50 milion njerëz.
Ju mbijetoni por jeni i lodhur, i uritur dhe i varfër.
Ndërkohë, jeni 20 vjec.
Atëherë, kur mbushni 29, ju i mbijetoni krizës botërore ekonomike që filloi me rënien e Bursës së Nju Jorkut, duke shkaktuar inflacion, papunësi dhe uri.
Kur ju mbushni 33 vjeç, nazistët vijnë në pushtet.
Ju jeni 39 vjeç kur fillon Lufta e Dytë Botërore, e cila mbaron kur ju të jeni 45 vjeç. Gjatë Holokaustit (Shoáh) vdesin 6 milion hebrenj. Ndërkohë mbi 60 milion vdekje ishte bilanci i përgjithshëm i luftës.
Kur jeni 52 vjeç, fillon Lufta e Koresë. Kur jeni 64 vjeç, fillon Lufta e Vietnamit, e cila mbaron kur të jeni 75 vjeç. Të dyja këto, luftëra jo pa ndikim në fatet e globit.
Një fëmijë i lindur në 1985-ën mendon se gjyshërit e tij nuk e kanë idenë se sa e vështirë është jeta,
Ndërkohë që ata kanë mbijetuar nga luftëra dhe katastrofa të ndryshme.
Një djalë i lindur në 1995-ën dhe tani në moshën 25 vjeçare, mendon se po ndodh fundi i botës kur paketa e tij në Amazon kërkon më shumë se tre ditë për të mbërritur ose kur ai nuk merr më shumë se 15 pëlqime për foton e tij të postuar në Facebook ose Instagram …
Në vitin 2020, shumë prej nesh jetojnë në rehati, kanë qasje në burime të shumta argëtimi në shtëpi, dhe shpesh kanë më shumë sesa duhet ose sesa është e nevojshme për jetën.
Por njerëzit ankohen për gjithçka.
Megjithatë ata kanë energji elektrike, telefon, ushqim, ujë të nxehtë dhe çati mbi kokë.
Asgjë nga këto nuk ka ekzistuar në të kaluarën, ose nuk ka qenë e thjeshtë për ta patur ndonjërën prej tyre.
Por njerëzimi ka mbijetuar në rrethana shumë më të rënda dhe kurrë nuk e humbi gëzimin e të jetuarit.
Ndoshta është koha të jeni më pak egoistë, të ndaloni së ankuari dhe të mos qaheni se ju ndjek fati i keq për gjithçka. Kjo është është thjesht periudha kur ju takoi të vini në jetë dhe duhet ta jetoni duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që jeta ju jep. Ju mund edhe të mos kishit lindur fare dhe nuk do të kishit pasur mundësi ta provonit gëzimin e jetës. Bota ka mijëra vjet që ekziston dhe çdokush duhet të jetojë ciklin e tij, sipas ciklit të planetit.