Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar për deklaratën e kryetarit të oppozitës Lulzim Basha, se qeveria ka fshehur numrat e viktimave të Covid-19.
Manjani kundërshton Bashën për këtë akuzë të ngritur dhe thotë se nuk ka asnjë logjikë që qeveria mund të ulë numrin e viktimave, pasi pretendon se kjo nuk i sjell sukses.
Ai deklaron se njerëzit nuk po i vdes qeveria, por Covid, ndërsa thekson se qeveria ka në dorë vetëm mos të ta vështirësojë jetën.
Sipas tij, kjo akuzë dobëson opozitën dhe i shton më shumë pikë qeverisë.
Postimi i plote i Manjanit:
Sinqerisht nuk e kuptoj ç’interes ka qeveria të ulë numrin e të vdekurve nga COVID?! Kjo është sëmundje pandemike, jo politike.
Virusin as e sjell qeveria e as e lufton dot ajo. Vdekjet për shkak të virusit janë fatkeqësi. Atëherë përse duhen fshehur?!
Përse duhet deklaruar më pak nga sa kanë vdekur realisht nga COVID?! Për sukses politik?! Jo mo, jo! Ska llogjikë sepse tashmë edhe aq sa deklaron qeveria si të vdekur janë shumë.
Pastaj ç’sukses mund të kërkosh tek numri i të vdekurve?! Njerëzit nuk po i vdes qeveria, por COVID. Jetën as ta jep e as ta merr qeveria.
Kjo e fundit ka në dorë të mos të ta vështirësojë, vetëm kaq. Se di! Nuk e marr vesh! Po ç’i kushton qeverisë të thotë njëherë të vetme:
*po ka të drejtë opozita. Le të bashkohemi të përballojmë këtë sëmundje dhe le të ndahemi sapo ta kemi mposhtur atë*.
Mendoj se qeveria fiton më shumë pikë politike kështu sesa duke sharë, pështyrë, shkumëzuar, shpifur e sajuar.
Loja idiote me shifra e grafikë të sajuar, kur njerëzit vuajnë masivisht pasojat nuk çon askund.
Aq më pak kjo çon në dobësimin politik të opozitës. Kjo e fundit thjesht denoncon mbi ato informata që disponon dhe nuk po bën asnjë dëm.
Përkundrazi po i jep një mundësi tjetër të artë qeverisë të sillet zyrtarisht e politikisht korrekt.
Plotësisht dakort jam me sentencën që s’bëhet politikë me të vdekurit.
Por kjo vlen edhe për rastin e fshehjes së numrit të të vdekurve. Sinqerisht nuk e kuptoj më “imazheristin politik” Edi Rama…!? Nejse, punë për të tek e fundit.
g.kosovari