Breshëri të shtënash me armë janë dëgjuar mbrëjen e sotme te Ura e Mifolit, të cilat kanë alarmuar policinë e qarkut Fier dhe Vlorë.
Rreth orës 20:00 në policinë e Vlorës është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatrat e njësisë Novosele.
Por breshëria është dëgjuar edhe në krahun e Fierit, në fshatrat e Ferrasit. Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro por që nuk ka gjurme të armëve dhe sipas informacioneve të shtënat mund të kenë ardhur nga krahu i Fierit.
Patrulla janë ngritur edhe nga ana Fierit, por ata thonë se të shtënat mund të kenë ardhur nga ana tjetër e Vjosës.
Lumi Vjosë dhe konkretisht ura e Mifolit ndan dy qytetet, Fier dhe Vlorë. Edhe banorët e zonës bëjnë me dije se janë dëgjuar breshëri atomatiku por që është e pa dallueshme nga kanë ardhur.
g.kosovari