Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Italisë, Lugi Di Maio, ka komentuar edhe njëherë denocnimin e bërë një ditë më parë në studion e “Opinion” në Tv Klan për fshehjen e numrit real të viktimave nga COVID.
Në fjalën e tij, Basha ka komentuar dhe konferencën për mediat që Kryeministri Edi Rama duke shtuar se qeveria po përdor kohë përtë fshehur provat.
“Ndaj nga denoncimi deri tek konferenca që ka njoftuar për nesër Kryeministri, për mua është vetëm një indicie që po manipulohen provat. Listat kanë qenë me emra dhe mbiemra, ka një farë etike dhe ka një shenjë respekti për viktimat, ndaj dhe unë mbrëmë jam përmbajtur dhe duhet t’i japim fund politikës me vdekjet”, tha ai.
Më tej Basha u shpreh se qeveria është përgjegjëse për situatën, pasi sipas tij po fshihen infektimet dhe viktimat nga COVID.
“Nëse sheh numrat e të infektuar dhe numrat e viktimave atëherë je përgjegjës. Ndaj qeveria duhet të shkulet nga konferencat për mediat nga Instagrami”, tha kreu i opozitës.
Në fund numri një i PD tha se e vërteta nuk mund të fshihet nga askush. “Druaj shumë që këtë kohë që po përdor deri nesër, po e përdor për të shkatërruar të vërtetën, po manipulon të vërtetën. Por të vërtetën e dinë të gjithë dhe mjekët e spitaleve COVID dhe nuk mund ta fsheh askush”.
/a.r