Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova ka regjistruar një shifër të lartë të infektuarish me Covid 19. Janë testuar gjithsej 1.930 persona, prej të cilëve rezultojnë 855 raste pozitive. Autoritetet shëndetësore kosovare, bëjnë me dije se brenda 24 orëve të fundit, janë raportuar 11 raste vdekjesh me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizren 2 raste (88, 82 vjeç), Drenas 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (92 vjeç), Mitrovicë 1 rast (82 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 32.877 raste nga 127.722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste vdekjesh.
/a.r