Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesditës së kësaj të premteje.
Mediat njoftuan më parë për të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-bllokut.
Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe menjëherë më pas ka njoftuar me anë të një informacioni paraprak se bëhej fjalë për një viktimë, 67 vjeç i cili sipas policisë ka ndërruar jetë nga ataku kardiak.
Siç raportohet, viktima ka dalë nga një pikë këmbimi valutor, dhe menjëherë më pas ka humbur ndjenjat duke rënë në tokë.
Ndërkohë policia njofton se vijojnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 20.11.2020, rreth orës 13:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë shtetasi P.S., 67 vjeç.
Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r