Pas një ndeshje plot emocione dhe tension, Napoli ka mundur të fitojë kundër Interit, duke marrë kështu kryesimin e kampionatit italian, me vetëm 1 pikë larg Interit, i cili pas kësaj humbjeje zbret në vendin e dytë.
Goli i parë ka arritur që në minutën e dytë të pjesës së parë, ku Higuain ka mundur të zhbllokojë ndeshjen. Pjesa e parë ka folur për Napolin, e cila ka dominuar në kontrollin e topit dhe ka patur më shumë raste shënimi. Që në minutën e 44’ Inter është detyruar të luajë me 10 lojtarë pas largimit të mbrojtësit të krahut, japonezit Nagatomo.
Në pjesën e dytë, ka qenë sërish Higuan i cili në minutën e 62’ ka shënuar sërsih duke mundur mbrojtësit si dhe portierin Handanovic.
Golin e shpresës për Inter e shënoi Ljajic, në minutën e 68’, duke i dhënë kështu mundësinë Interit për të kthyer rezultatin. Nga minuta e 70’ Napoli ka luajtur një lojë difensive, duke u mbyllur në portë. Inter ka bërë një presion të konsiderueshëm, duke patur mjaft raste për gol. Në minutat e fundit shtesë, Inter ka patur një shans për gol por portieri i Napolit Reina ka bërë mrekullinë duke shpëtuar skuadrën e tij.
Renditja në Kampionatin Italian
Rezultatet për këtë javë në Serie A