Një foshnjë vetëm 16-muajshe ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.
Raportohet se foshnja është me iniciale A.K dhe është nga qyteti i Durrësit. Vogëlushja kishte pësuar një hemoragji dhe prej ditësh ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Që nga fillimi i pandemisë në vend kanë humbur jetën 657 qytetarë mes tyre dhe shumë të rinj, por ky është rasti i parë që një foshnjë vdes nga koronavirusi.
/a.r