16 efektivë policia janë infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit. Mësohet se të 16 efektivët janë banues në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ndërkohë që pesë prej tyre janë të shtruar në spital.
Pesë efektivët e shtruar janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe kanë nevojë për trajtim më të fortë. Në total, që nga fillimi i pandemisë janë infektuar me Covid-19 699 efektivë, ndërsa aktualisht janë 317 policë aktivë me Covid-19.
Në total, kanë humbur jetën 10 persona nga koronavirusi në radhët e bluve. Sot humbi jetën nëj agjent i anti-drgoës dhe u infektua drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
g.kosovari