Kreu i partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi, ka publikuar një video në Facebook, teksa këndon me kitarë një këngë, tekstin e të cilës e ka shkruar Sokol Olldashi.
Ndryshe nga herët e tjera, Patozi ka dalë nga kornizat e politikës, siç jemi mësuar ta shohim vazhdimisht, për t’i kushtuar këngën me titull “Si ditën e parë…” mikut të tij të ndjerë në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta, duke luajtur në kitarë.
Në çdo përvjetor të vdekjes së Olldashit, Patozi nuk harron ta përkujtojë në rrjetet sociale mikun e tij, duke i kushtuar poezi apo edhe vargje këngësh.
Deputeti dhe ish-Ministri i Transporteve Sokol Olldashi humbi jetën 7 vite më parë pas një aksidenti tragjik me automjetin e tij, në Krrabë të Tiranës.
g.kosovari