Një punonjës i Forcës së Sigurisë Detare në Portin e Shëngjinit ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Portit Detar Shëngjin.
“COVID-19, i mori jetën kolegut tonë Ardian Dardha, punonjës i Forcës së Sigurisë së Portit Detar Shëngjin !Nuk ishte thjesht koleg, por shok , mik, njeri i veçantë për të gjithë ne ! I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta, familjes dhe të afërmëve për humbjen e njeriut të tyre! 50-vjecari nga Ishte prej nje jave i shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Do na mungosh Ardian! U prehsh në paqe koleg”, thuhet në njoftim.
g.kosovari