Kryeministri Rama ka publikuar sot një video ku zbardh detaje nga takimi i djeshëm i Lulzim Bashës me një biznesmen.
Nëpërmjet postimit Rama tregon në fakt se biznesmeni në fjalë është thjesht një aktor i cili më herët ka qenë kandidat i LSI-së për deputet, por duke mos u bërë dot deputet tanimë, “biznesmeni” është ngjitur në skenën e teatrit duke luajtur rolin përballë kryedemokratit. Më poshtë gjeni videon dhe reagimin e plotë të kryeministrit Rama:
Kreu i opozitës Lulzim Basha u shfaq sërish në rolin e halleqarësit të njerëzve që e presin me tekstin gati! Ai perseriti se kur ai të jetë keyeministër do të marrë fund, kjo krizë e thellë, ndersa aktori i radhës përsëriti se çdo gje ka marrë fund! Vertete krize e thelle duket per kete opozite teatrale. Aq krize sa nuk pame dot ende nje takim pa aktore qe luajne rolin e paracaktuar ne dialogun me kryetarin!
Ky zotëri që qan hallin me Bashën për falimentin ekonomik të sipërmarrjes shqiptare është një aktor i huazuar nga skena e LSI, ish kandidati për deputet i LSi për qarkun Lezhë. Ai nuk hyri dot ne parlament, por mesa duket priti diten qe te ngjitet ne skenen e teatrit opozitar dhe ja ku dita erdhi! As me shume e as me pak, po ne dialog me vete Lulzim Bashen! Nje dialog bindes per te siguruar nje bilete ne trenin e vjeter te opozites se bashkuar!
/a.r