Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dy armë zjarri dhe municione luftarake. Në pranga u vu shtetasi me iniciale L.M.
“Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe një krehër me 21 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.
g.kosovari