Drejtori i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku ka kaluar sitën e vettingut. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka marrë vendimin që Rrumbullaku të konfirmohet në detyrë.
Ndaj tij nuk u konstatuan probleme me pasurinë e tij apo dhe aftësitë profesionale. Ndërsa sa i përket fotografisë me Arben Frrokun, personin e shpallur në kërkim për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013, për të cilën iu kërkua të jepte shpjegime, falë edhe të dhënave të përcjella nga Prokuroria dhe Policia, arriti t’i bindë anëtarët e Komisionit se takimi i përcjellë në fotot në fjalë ka qenë rastësor.
Rrumbullaku tha se fotot janë bërë në vitin 2011 dhe se ato janë postuar në “Facebook” më 24 prill të atij viti. Ndërsa takimi ka qenë rastësor pas shërbimit me kolegët e tij.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka hetuar çështjen në fjalë duke marrë të dhëna nga Prokuroria dhe Policia, të dhëna të cilat kanë nxjerrë përfundimin se pretendimet e Rrumbullakut qëndrojnë, pra se takimi ka qenë rastësor dhe se deri më sot nuk ka asnjë dokument tjetër që vërteton të kundërtën.
g.kosovari