Monedha kineze juan është vlerësuar në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet dhe pritet që kjo rritje të vazhdojë, falë optimizmit mbi rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Monedha kineze u rrit me 0.31 për qind, duke arritur në kursin e këmbimit 6.52 juanë me një dollar, falë parashikimit për vazhdimin e mëkëmbjes së Kinës nga pandemia. Çmimi premium që bonot e qeverisë kineze ofrojnë mbi borxhin amerikan po i afrohet rekordit, duke forcuar edhe juanin. Edhe ulja e dollarit i dha një shtysë kësaj rritjeje, sipas një raporti nga “Bloomberg”-u.
Mundësia që Kina të vazhdojë të drejtojë rimëkëmbjen ekonomike globale në gjashtë muajt e ardhshëm ka bërë që interesi i fitimit nga bonot e qeverisë të mbetet i paprekur, dhe monedha kineze do të vazhdojë të rritet, u shpreh Stephen Chiu, një strategjist nga “Bloomberg Intelligence”.