Deta je te reja janë zbardhur në lidhje me djegien e makinës së 32-vjeçares në Vlorë.
Mësohet se mjeti është në pronësi të Ernela Habilajt, me profesion estetiste.
Gjithashtu sipas informacioneve mësohet se makina e Habilajt e llojit “Audi”, është djegur qëllimisht dhe se gjithçka ka lidhje me problemet që ka familja e saj.
Habilajt rezulton e martuar dhe bashkëshorti i saj ndodhet në burg në Itali. Ai është i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.
Një tjetër pistë ku janë fokusuar hetimet është edhe fakti se vetëm pak muaj meë parë në shtëpinë e babait të Habilajt u vu një sasi eksplozivi. Tritoli nuk shpërtheu dhe atentati dështoi, por familja e mori ‘mesazhin’.
Sot, Habilajt me profesion estetiste i dogjën makinën. Mjeti i llojit “Audi” ishte parkuar në lagjen ’24 maj”, kur u dogj dhe u shkrumbua tërësisht.
g.kosovari