Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur me një 31-vjeçare shqiptare në Itali. Mësohet se e reja, e cila jeton në Soresina ishte paraqitur për të bërë një tampon për koronavirus, por më pas kishte tentuar të largohej. Gjatë arratisjes ajo u plagos pasi makina e saj doli nga rruga.
Mësohet se 31-vjeçarja nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye kishte shkuar në urgjencë. Aty e reja iu nënshtrua një testi për Covid. E shqetësuar nga rezultati që mund të merrte, ajo u largua nga ndërtesa.
Mirëpo gjatë arratisjes makina e saj doli nga rruga duke e lënë të plagosur lehtë. Ajo u dërgua në urgjencë dhe aty mori lajmin se ishte pozitive për koronavirus.
g.kosovari