sNjë automjet është djegur në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, rreth orës 00:45 në lagjen “24 Maji”.
Policia thotë se makina “Audi” në pronësi të një vajze 23 vjeçe është djegur plotësisht.
“Më datë 18.11.2020, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Audi, në pronësi të shtetases E. H., 23 vjeçe, banuese në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.
Nuk dihen ende shkaqet e skësaj ngjarje ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.
g.kosovari