Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se koronavirusi tek disa persona depërton edhe në pjesën e trurit duke shkaktuar dhimbje të forta koke.
I ftuar në emisionin “Opinion”, ai shtoi se disa pacientë nuk qetësohen dot edhe pse kanë përdorur qetësues.
“Dhimbja e kokës është tipike e koronavirusit. Një nga studimet e fundit franceze është dhimbja e kokës dhe delirit tek disa individë, duke kaluar lehtë barrierën duke shkuar edhe në tru. Shkakton dëmtim të qelizave, të cilat enjten dhe nga rritja e presionit shkakton dhimbje koke të vazhdueshme. E kam vënë re edhe tek shumë pacientë që kanë dhimbje koke dhe që nuk qetësohet kollaj,”-tha ai.
g.kosovari