Historiani: “Spitali kryesor i gjermanëve ishte ku është sot Kryeministria, mendoj se ka ende të varrosur aty”

Real Story Historiani

Historiani i njohur Marenglen Kasmi ka sjellë detaje interesante në lidhje luftimet mes partizanëve dhe ushtarëve gjermanë në përpjekje për çlirimin e kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ Kasmi, teksa ka kujtuar ngjarjen historike të 17 nëntorit të 1944-ës, kohë kur u çlirua dhe Tirana, pohoi se spitali kryesor i ushtarëve gjermanë në atë kohë ishte i vendosur atje ku është sot godina e Kryeministrisë.

Madje ai pohoi se ka dyshime që disa prej ushtarëve gjermanë që humbën jetën në betejë u varrosën në atë zonë, mes godinës së Kryeministrisë dhe ish-Institutit të Informatikës që ka qenë dikur, prehen ende në atë vend. Sipas tij, ka dëshmi të asaj kohe që e dëshmojnë këtë fakt.

“Luftimet në rajonin e Tiranës, duke nisur nga fund tetori-nëntor, jepet një numër prej 1 mijë e 400 e ca ushtarë gjermanë të vrarë dhe të humbur. Ndërkohë që po të krahasojmë shifrat që ka thënë historiografia jonë, është se kjo autokolonë u ekzekutua. Çështja e shifrave nuk është vetëm problem për historinë tonë. Gjatë periudhës 14 mujore të pushtimit, janë humbje të mëdha të palës tjetër, aq sa shkon në kufijtë e pabesueshme. Jepen shifra psh me 1 mijë të vrarë. Shifrat janë të besueshme kur palët japin vet numrat për veten. Nuk mund të ketë komandat që fsheh humbjet e veta. Jam i prirur të besoj këtë. Sepse ose i ke në evidencë, ose jo. Nëse i referohemi luftimit të Tiranës, ka disa veçori. Psh nëse shohim kartelat e vdekjeve të ushtarëve gjermanë, nga periudha 29 tetor, deri ne 17 nëntor të 44-ës shihen disa veçori. E kemi njërën prej tyre, është ushtari Kino Beker, datëlindja 28/10/1903. E zgjodha këtë kartelë pasi data e vdekjes është 16 nëntor 44 dhe ka vdekur në spitalin ushtarak gjerman, që ishte në atë kohë ku është Kryeministria sot. Ka qenë ndër spitalet kryesore. Aty shohim se dhe ky është varrosur në oborrin e pasëm të spitalit. Ajo zonë ka qenë një nga 3 varrezat e rregullat që gjermanët kishin në atë kohë. Unë besoj se ende aty ka ushtarë gjermanë të varrosur. Ka dhe dëshmi të kohës të banorëve që kanë jetuar dhe ishin të vegjël në atë kohë, në mes të viteve 40 që luanin me top, jo në atë zonë, por pak më tej, pasi aty kishte gropa.”, tha Kasmi.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com