Mjeku Ilirjan Draçi ka ndërruar jetë, pasi ishte infektuar me Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se Draçi ishte një mjek që shërbeu me profesionalizëm dhe se nuk ia doli dot të mundte virusin e pabesë.
“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1. Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë. U prehsh në paqe dr. Draci. Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!”- shkruan Manastirliu.
/a.r