Donald Trump, dy muaj para përfundimit të mandatit presidencial, javën e kaluar ka pyetur bashkëpunëtorët e tij për mundësinë e nisjes së një “sulmi ushtarak” në një sit bërthamor iranian: raporton New York Times.
Trump thuhet se pyeti disa nga bashkëpunëtorët e tij të enjten e kaluar, përfshirë Zëvendës-Presidentin Mike Pence dhe Shefin e Shtabit, Mark Milley, nëse kishte “mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve kundër këtij siti në javët e ardhshme”.
Thuajse një vit më parë, nga një sulm me raketa nga forcat amerikane, mbeti i vrarë shefi i forcave kurde, Qasem Soleimani. Lajmi u konfirmua nga Pentagoni më 2 janar të këtij viti, duke shtuar edhe se Sulejmani ishte aktiv kohët e fundit duke planifikuar një sulm mbi bazën amerikane në Irak dhe Lindjen e Mesme.
Asokohe, grupet paramilitare irakiane thanë më 3 janar se 3 raketa goditën Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, duke vrarë 5 anëtarë të grupeve paramilitare të Irakut dhe 2 “të ftuar”. Raketat ranë shumë pranë terminalit të bagazheve, duke djegur 2 automjete, duke vrarë e plagosur dhjetëra vetë. Në mbarë vendin nisën protesta të dhunshme, kundër Amerikës.
Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara shënjestruan 52 “site” iraniane, mes tyre edhe një qendër shumë të rëndësishme për kulturën iraniane dhe do të sulmojë sërish me raketë në qoftë se Irani sulmon asetet amerikane apo amerikanët, në përgjigje të vrasjes së komandantit Qasem Soleimani.
Irani nisi një sulm mbi forcat amerikane në Irak, më 7 janari mbi një duzinë me raketa balistike nga territori Iranian drejt së paku 2 bazave ushtarake amerikanë dhe personelit të tyre.
Më 8 janar, presidenti amerikan Donald Trump tha se sulmi me raketa iraniane në bazat amerikane në Irak nuk shkaktoi lëndimin e asnjë trupe të stacionuar atje dhe dëmet materiale ishin minimale, por burimet thanë se Teherani tentoi të tregojë forcën dhe të përshkallëzojë situatën.
“Për sa kohë unë të jem president i Shteteve të Bashkuara, nuk do ta lejojmë Iranin që të ketë një armë nukleare. Jam i nderuar t’ju informoj juve, populli im amerikan, se duhet të jeni ekstremisht mirënjohës dhe të lumtur. Asnjë amerikan nuk u lëndua në sulmin i regjimit Iranian. Nuk pësuam asnjë humbje. Ushtarët tanë janë të sigurtë dhe dëmet ishin minimale në bazat tona ushtarake”, shprehej Trump.
/a.r