COVID-19 ka hyrë edhe në burgun e Rrogozhinës duke infektuar dy pjesëtarë të stafit.
‘BalkanWeb’ raporton se deri më tani janë infektuar dy gardianë të këtij institucioni.
Nuk dihet nëse ka edhe anëtarë të tjerë të stafit apo të burgosur të infektuar, por sot janë dezinfektuar ambientet e brendshme dhe të jashtme me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kavajë gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 30 qytetarë.