Rrëzimi i avionit rus nga forcat ushtarake turke para një jave, ka ndezur si kurrë më parë marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë.
Ndërkohë që Turqia ktheu trupin e pilotit rus të vrarë, Putin vendosi të mos takojë Erdogan në Paris gjatë Samitit aktual për klimën, ndërkohë që autoritetet ruse po ngrijnë marrëdhëniet tregtare dhe shkëmbimet e tjera me Turqinë.