Një pacient i quajtur Ali Sakallioglu nga Anglia ka fituar betejën me koronavirusin pas 7 muajsh. Sipas “The Sun” mjekët mendonin se ai nuk do ia dilte dot mbanë, por pas 222 ditësh i shtruar në spital, ai arriti të mundte këtë virus dhe të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë.
Gjatë këtij 7 mujorshi Aliu 56 vjeç ka pësuar goditje në tru, në zemër, probleme me veshkat, mëlçinë, dëmtime në mushkëri dhe shumë infeksione të tjera. Tashmë ai është kthyer në një motivim për të gjithë.
/a.r