Deputeti socialist Ervin Bushati thotë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga hetimi i SPAK për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.
Deputeti socialist u shpreh, për A2, se ky është një skenar politik i ngritur nga PD dhe shtoi se mbetet në pritje të verdiktit të drejtësisë.
“PD ka që në vitin 2017 që më ndjek. Që pas denoncimit të taksës së kunatit që kemi bërë atëherë, kanë hapur dy çështje. Njërën e kanë humbur në gjykatë, ndërsa tjetrën e ka rrëzuar prokuroria. Megjithatë PD ka vazhduar të dërgojë letra dhe në SPAK.
Unë nuk kam punuar asnjëherë në post ekzekutiv, këto janë prona të trashëguara. Më vjen keq që të përfshihet familja, pasi për mua është e shenjtë. Pse duhet t’i fsheh pronat e babait tim, i cili ka 12 vite që ka ndërruar jetë?
S’kam arsye. I kam deklaruar që në vitin 2011. Çdo institucion i drejtësisë bën detyrën dhe e inkurajoj të bëjë detyrën”, u shpreh Bushati.
/a.r