Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim përshëndet punën e bërë deri më tani nga SPAK dhe e inkurajon atë që të vijojë të ecë përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Hetimet & paditë e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese, një shenjë e qartë se SPAK po ecën përpara, hap pas hapi, për të luftuar korrupsionin & krimin e organizuar. Mbani të njëjtin drejtim. Qëndroni të rreptë. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme”, shkruan Kim në një postim në Twitter.
Ambasadorja thekson gjithashtu se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me popullin shqiptar, në mbështetje të Reformës në Drejtësi!”
/a.r