Në një artikull të prestigjozes “The Guardian”, shpjegohet sesi përmes kësaj teknike çështja e urinimit në publik zgjidhet. Metoda është përdorur nga qytete të ndryshme të Europës si një mënyrë efektive për të zgjidhur cështjen e personave që urinojnë në hapësirat publike. Boja lëng-zmbrapsëshe është përdorur fillimisht nga Nissan për të mbajtur makinat të pastra, me bojën që vepron si një reflektor për pisllëqet e transmetuar nga uji.
Një praktikë të tillë ka zgjedhur ta bëjë edhe Bashkia e Tiranës, një lajm ky i njoftuar edhe nga kryebashkiaku Erjon Veliaj.
Qytete të tjera kanë marrë në konsideratë përdorimin e teknologjisë së bojës. San Francisco ka mbuluar nëntë murrë me bojë në një skemë pilot këtë verë, në zonat rreth bareve dhe zona të tjera me popullsi të mëdha të pastrehësh. Gjithashtu, dhe gjatë fushatës zgjedhore të përgjithshme të këtij viti në Mbretërinë e Bashkuar, Këshilli i Manchester-it morri në konsideratë mundësinë e përdorimit të bojës me nano-teknologji, për të kthyer mbrapsht çdo gjë të spërkatur në muret e qytetit.”.
Rasti i qytetit gjerman, St. Pauli
Kolni nuk është qyteti i parë gjerman që përdor bojë hidrofobike kundër urinimit publik, pas iniciativës së ndërmarrë në qarkun administrativ të Shën Pauli të Hamburgut, në muajin mars.
Uwe Christiansen, një anëtar i bordit të Komunitetit të Interesit në Shën Pauli, doli me idenë.
“Ishte një bezdi e vërtetë që ishte në rritje të vazhdueshme”, tha Christiansen faqes lokale në muajin mars. “Njerëzit ishin vërtet të lodhur nga urinimi në mure, hyrjet e shtëpive dhe terreneve sportive”
“Një stacion hekurudhor në Koln është kundërpërgjigjur njerëzve të cilët urinojë në publik duke ngritur tabela në një seksion të veçantë të trazuar tek parkimi i automjeteve, që paralajmërojnë që “muret pshurrin mbrapsht”.
Një zëdhënës i kompanisë hekurudhore të Deutsche Bahn i deklaroi Kölner Stadt-Anzeiger-it, një gazete lokale, që kjo masë frenonte “pshurragjintë” që të pshurrin në publik duke mbuluar “një murrë prej 30-metra me një lloj të veçantë boje që është shumë hidrofobike”.
“Kjo do të thotë që çdo lloj i lëngshëm në drejtim të murit do të kthehet mbrapsht në të njëjtin kënd afërsisht” shpjegoi një zëdhënës. Një diagram në murin e parkingut të makinave ofron një shpjegim më vizualë.
Sipas Ultra-Ever Dry, një prodhues bojë, një objekt i veshur me bojë hidrofobike zhvillon një kimi sipërfaqësore dhe cilësi me modelet e formave gjeometrike që kanë “maja” ose “pika të larta”. Këto sprapsin ujin, disa vajra, lagështirën konkrete dhe lëngje të tjera.
Video-ja promovuese e projektit ka pasur që prej atëherë më shumë se 5 milionë shikime.