Pasagjerët e një avioni Airbus 320 kanë kaluar momente tmerri pranë pistës së aeroportit të Manchesterit në Britaninë e Madhe. Një video e shpërndarë nga Daily Mail, tregon momentet kur avioni para se ti afrohet pistës së aterrimit, pëson disa tronditje nga turbulencat.
Me gjithë problemet, pilotët arrijnë ta afrojnë avionin me pistën, por më pas detyrohen të braktisin misionin për tu ulur, pasi rrezikohej përplasja e fortë me tokën nga stuhia.
Pak metra nga pista, pilotët vendosin ta rikthejnë në ajër avionin, pasi tentativa për aterrim do të ishte vetvrasje.
Britania e Madhe është prekur nga stuhia Clodagh, e cila ka shkaktuar dëme të shumta dhe probleme në qarkullimin e njerëzve.