Në një sondazh të kryer pas sulmeve të Parisit, rezultoi se 49 % e qytetarëve italianë vlerësojnë mënyrën e veprimit të presidentit rus Putin ndërkohë që vetëm 32 % mbështesin Amerikën.
Sondazhi është shumë domethënës pasi italianët prej kohësh njihen si filoamerikanë. Madje në mediat italiane janë një mori gazetarësh, opinionistësh dhe editorialistësh që mbështesin SHBAnë dhe sulmojnë Rusinë. Putin vlerësohet nga italianët për vendosmërinë e tij dhe efikasitetin në luftën kundër ISIS duke u përballur me terrorizmin pavarësisht se mund të ketë një kosto shumë të lartë.
Obama është “ndëshkuar” për mënyrën se si po përballet me ekstremizmin islamik dhe faktin se shkaktuan një çorbë të vërtetë në Libi së bashku me Francën dhe Britaninë e Madhe.
Kjo do të thotë se pavarësisht se çfarë tentojnë të imponojnë komentuesit politikë, qytetarët kanë krijuar tashmë mendimin e tyre.
Takimi me Hollande
Por fitorja e Putin nuk është thjesht çështje imazhi: është mbi të gjitha politike dhe diplomatike.
Kjo konfirmohet edhe nga takimi i fundit me presidentin Francois Hollande në Moskë. Formalisht takimi ishte për marrëveshjen për koordinimin e sulmeve ndaj ISIS, por në fakt ishte një takim për të kërkuar mbështetjen e Francës në OKB dhe NATO. Atentatet e Parisit e bindën Francën se Rusia është krahu i duhur për t’u rreshtuar.
Në konferencën e përbashkët shumë perëndimore do jenë tërbuar kur Putin deklaroi se “ata që aplikojnë standarde të dyfishta për terrorizmin, do të ishte më mirë t’i përdornin për të arritur objektivat politikë dhe të luftojnë ekstremizmin pasi janë duke luftuar me zjarrin”.
Kur lideri rus sulmoi në mënyrë direkte Turqinë për rolin e saj në lidhje me ISIS, jo pak shtete u ndjenë në siklet. Hollande nga krahu i tij nuk ka mbrojtur në asnjë moment Turqinë megjithëse shtë aleat në NATO.
Madje ai shkoi më tej duke thënë se shkatërrimi i burimeve të naftës dhe rafinerive të ISIS është thelbësor për shkatërrimin e tyre.
Putin dhe Hollande kanë diskutuar edhe për tema të tjera që si ajo e Ukrainës, OKBnë, koalicionin antiISIS dhe tranzicionin politik në Siri. Për herë të parë Hollande deklaroi se objektivi i vetëm është shkatërrimi i ISIS duke lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me ushtrinë siriane të Assad, një gjë që dukej e pamundur deri pak ditë më parë.
Shah mbretit
Putin ka dalë më në fund nga hija ku perëndimorët tentuan ta fsunin duke u kthyer në regjizorin kryesor në Lindjen e Mesme.
Ai është lideri i luftës nga ekstremizmit islamik dhe një fuqi globale në gjendje për të zgjidhur kriza ndërkombëtare duke imponuar agjendën politike dhe ushtarake. Në Europë tashmë të gjithë janë të vetëdijshëm se Moska nuk është kundërshtar por aleati kryesor ndaj kërcënimit islamik.
Sigurisht që kjo nuk është ende fitorja e madhe që ëndërron Putin, por është humbja e shumë prej armiqve të tij! /Giampaoli Rossi, “Il Giornale”