Mos i injoroni këto pesë shenja të listuara më poshtë, që tregojnë se telefoni juaj ka nevojë për një pastrim të plotë. Para së gjithash, problemi më i madh është se shumica e pronarëve të telefonit nuk janë të vetëdijshëm se celulari i tyre është i infektuar, derisa nuk është tepër vonë.
-Jeta shumë e shkurtër e baterisë
Pas përdorimit të gjatë të telefonit, përafërsisht e dini se sa duhet të zgjat bateria, pavarësisht intensitetit të përdorimit. Pra, në qoftë se jeta e baterisë është mjaft e zvogëluar, dhe nuk e keni mbushur më shumë se 1000 herë, telefoni është i infektuar me virus.
– Thirrjet e humbura
Sikurse telefonat, edhe viruset janë aq të zgjuar, prandaj ndikojnë në thirrjet hyrëse dhe dalëse. Mos u shqetësoni, nëse përjetoni një numër të madh të thirrjeve të humbura, kurse volumi është i rregulluar si gjithmonë, virusi është një mendim logjik. E njëjta histori është në qoftë se keni ndërhyrje gjatë një bisede telefonike.
– Llogaritë e mëdha
Këta janë një nga viruset më të këqij, për shkak se kur njëherë migrojnë në telefonin tuaj, pa kontroll dërgojnë mesazhe SMS në numra të veçantë, të cilat paguhen ekstra.
– Rritja e trafikut të të dhënave
E njëjta histori si me faturat e telefonit. Ekzistojnë viruse që fshehurazi do të “hanë” qarkullimin pa pagesë të të dhënave tuaja dhe pastaj fillon pagesa.
– Ngadalësimi i pajisjes
Ngjashëm si me jetën e baterisë, përfundimisht e dini se me çfarë shpejtësie punon pajisja juaj. Prandaj dyshoni për viruse nëse performanca e telefonit tuaj papritmas nuk është siç ishte më parë.