Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, është ndarë nga jeta pasi humbi betejën me sëmundjen e Covid-19.
Hysenlliu ishte i shtruar në spitalin Covid 2, ndërsa gjendja e tij shëndetësore u rëndua ditët e fundit. Për fat të keq, nuk mundi të përballonte dot pasojat që i kishte shkaktuar koronavirusi.
Për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur ngushëllimet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin thotë se nuk e kurseu ndihmën për askënd nga qytetarët që humbi banesën nga tërmeti i 26 Nëntorit.
“Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit. Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik. Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij. Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë”, shkruan në Facebook kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
/a.r