Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka hapur rinisur seancën parlamentare pas ndërprerjes për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga përfaqësuesit e opozitës. Nga kjo senacë janë përjashtuar pothuajse të gjithë deputetët e opozitës.
Vetëm Shukrie Bytyqi e NISMA-s dhe Ilir Deda i VV-es i kanë shpëtuar përjashtimit nga ana e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa AAK-ja i ka të gjithë deputetët të përjashtuar.
Gjithsesi as deputetët Bytyqi e Deda nga opozita nuk janë parë në sallë.
Deputetja e Vetëvendosjes dhe n/Kryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, ka deklaruar se përjashtimi i deputetëve të opozitës nga seanca e sotme e kuvendit është në kundërshtim me rregulloren e punës së Kuvendit dhe Kushtetutën e Kosovës.
Ajo ka paralajmëruar edhe organizimin e protestave.
“Me një vend ku nuk ka opozitë brenda parlamentit, atëherë nuk mund të quhet parlament”, tha Dërguti.