Zv/ministri i ri i financave Besart Kadia ka folur sqaruar për herë të parë se pse ka pranuar ofertën për t’u bërë zv/ministër i Ekonomisë dhe Financave në qeverinë Rama.
I ftuar në emisionin ”Zonë e Lirë” të Arjan çanit, Kadia thotë se detyra e tij kryesore është ekonomist dhe do të kontribuojë në qeveri si i tillë, dhe jo në bazë të përkatësive politike, madje ai thekson se nuk është funksionar i PS.
Për më tepër Kadia thotë se me Ramën nuk ka rënë dakord për shumë gjëra por që mendon se ai ka qenë konsekuent që çdo ide që ka pasur ta çojë përpara.
Kadia i qëndron bindjes se është kundër taksës progresive dhe do kërkojë taksën e sheshtë, teksa partia ku ka qenë ai dhe lideri i saj Lulzim Basha prej kohësh e kanë premtuar atë.
PYETJA: Besart, pse pranove të bëhesh zv/ministër i qeverisë Rama?
BESART KADIA: Jam në radhë të parë ekonomist, xhaketa ime është ekonomist. Në radhë të parë vijnë idetë, më pas përkatësitë politike. Janë shumë të rëndësishme për këdo që ka ka profesion politikën, por jo për një që do të kontribuojë në xhaketën e tij.
Zv/ministër i shtetit shqiptar që drejtohet nga kryeministri Rama, s’jam funksionar i PS, jam zv/ministër i shtetit. Kemi përballë sfidat për t’u integruar në BE, ka ratet të ngjashme në Ballkan, në Kroaci kryenegociatori për në BE ka qenë i partisë opozitare që vendosi qeveria. Sepse konsensusi apo nevoja për burime njerëzore për Shqipërinë janë të gjithkohshme.
Në këtë kuptim çfarë detyrash kam unë që kanë të bëjnë me çështjen e tregtisë së lirë, integrimin europian, nënshkrimin e marrëveshjes së ndryshme i interesojnë shtetit shqiptar, pavarësisht nëse është 1,2 3 5 apo 6 muaj.
çfarë unë kam marrë përsipër janë të paveshura nga politika. Kjo s’do të thotë se unë nuk do mbështes apo s’do marrë vëmendje nëse jemi në harmoni me Ramën. S’kam hequr dorë nga bindjet e mia.
Rama mendoj në tërësi ka qenë konsekuent çfarë ide ka pasur për të çuar përpara çdo lloj gjeje. Për shumë gjëra s’kam qenë dakord. Nuk jam armik i askujt që ka mendim ndryshe nga unë. Përveç taksës progresive që duhet ndryshuar, vazhdoj të kërkoj taksën e sheshtë.
Kam qenë kundër çdo PPP-je që është pa konkurrencë. Për përparimin e PPP dhe koncesioneve jam pro. Por ato që bëhen pa konkurrencë.
Po qe per taxen e sheshte ,je ngaterru adrese.PS eshte e majte dhe nuk i korespindon nendimi yt