Vrasësi i Yorkshire, Peter Sutcliffe ka ndërruar jetë ditën e sotme, në moshën 74-vjeçare pasi refuzoi trajtimin për t’u kuruar nga Covid-19. Mushkëritë e tij ishin dëmtuar dhe ai vdiq në orën 1.10 të mëngjesit, pa asnjë vizitor pranë shtratit të tij.
Sipas ‘The Sun’ miqtë e tij kanë rrëfyer se ai besonte se do të shkonte në qiell, pasi ishte një dëshmitar i Jehovait. Ndërkohë, 74-vjeçari ishte dënuar si vrasës i të paktën 13 gra gjatë viteve 70-80.
Marcella Claxton, e cila u sulmua nga Sutcliffe dhe u mjekua me 50 qepje, pasi ishte goditur me çekiç, u shpreh e lumtur për vdekjen e tij.
“Jam e lumtur që ai është zhdukur. Kam menduar për atë që ai më bëri çdo ditë që kur dhe megjithëse lajmi se ai ka vdekur sjell ato kujtime të tmerrshme të paktën tani unë mund të jem në gjendje të bëj një mbyllje. Unë shpresoj se do të më sjellë pak paqe duke ditur se ai nuk është më me ne,”-ka thënë ajo.
Ndërsa, djali i viktimës së parë të njohur Yorkshire Ripper ka thënë se ka ngushëlluar vëllain e tij, pasi ai i ka qëndruar afër pas vdekjes së nënës. Richard McCann ishte vetëm pesë vjeç kur nëna e tij, Wilma McCann, u vra në 1975 nga Peter Sutcliffe.
Sutcliffe, i cili jetonte në Bradford, West Yorkshire West, besonte se ai ishte në një ‘mision nga Zoti’ për të vrarë prostituta, megjithëse jo të gjitha viktimat e tij ishin të tilla. Ai ka vrarë 13 gra, të moshave nga 16 dhe 47 vjeç, përfshinin dy studente universiteti, një nëpunës civil, një nëpunës banke dhe një punëtor në supermarket.
Sutcliffe u quajt Ripper Yorkshire sepse ai i gjymtonte viktimat e tij duke përdorur një çekiç dhe thikë. Ai u dënua gjithashtu për shtatë akuza për vrasje në tentativë në dhe përreth Yorkshire, Lancashire dhe Greater Manchester.
g.kosovari