Presidenca dje njoftoi disa lëvizje në kabinetin e kreut të shtetit, nen pretekstin se ishin ndryshime ne pershtatje te perballimit te situates ne te cilen ndodhej vendi!.
Sipas publikimit një prej emrave të larguar ishte dhe Bahri Shaqiri, ish-kreu i SHISH, i cili kryente detyrën e Këshilltarit për Sigurinë në Presidencë.
Sipas burimeve nga presidenca largimi i Shaqirit nuk ka qenë i papritur.
Prej disa kohësh ai ishte një nga emrat që Ilir Meta e kishte piketuar si kandidat të LSI per deputet në qarkun e Durrësit.
Të njëjtat burime theksuan se Presidenti, me levizjet e tij po zgjidh dhe problemet e LSI.
Edmond Panariti i cili kishte ngelur jashte politikes, pa page dhe pa zonë elektorale u spostua në presidencë.
Por Ilir Meta vertet i mori Kryemadhit Edmond Panaritin i cili nuk ka asnje impakt elektoral per kete parti, dhe i dha kandidat për qarkun e Durrësit, Bahri Shaqirin!
Ai u bashkua me LSI katër vite më parë, duke u emëruar Zv. Ministër tek Transportet, aty ku drejtonte Edmond Haxhinasto.