Për të gjithë ata që ndotin hapësirat publike të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka menduar që me ndihmën e kompanisë së bojërave Dekoll të lyejë pikat problematike me një bojë që kthen mbrapsht urinën. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në rrjetin social Facebook fton qytetarët që të shikojnë një video ku tregohet se cila është mënyra që është zgjedhur për t’iu përgjigjur ndotësve publike.
“Sot Tirana ka 1 milionë banorë dhe jo të gjithë i respektojnë rregullat e të jetuarit në komunitet. Çdo ditë dhjetëra burra zbërthejnë pantallonat dhe urinojnë pa teklif poshtë urave të Lanës, mureve të palallateve, të institucioneve apo të monumentet. Këtë e bëjnë në publik, ndërsa secili prej nesh e ndjek në heshtje këtë shfaqje të shëmtuar”, shpjegohet në videon e postuar në faqen e kryebashkiakut Veliaj.
Pas gjobave të vendosura për të gjithë urinuesit, Bashkia e Tiranës ka menduar të marrë edhe një tjetër masë kundër ndotësve të hapësirave publike. “Bashkia e Tiranës ka vendosur t’i përgjigjet ndotësve sipas mënyrës së saj. Është koha që qyteti të marrë hak. Me ndihmën e kompanisë Dekoll lyem të gjitha muret me një lloj boje superhidrofobike e cila bën të mundur kthimin prapsht të urinës menjëherë sapo ajo prek sipërfaqen e lyer me bojë. Gjithashtu boja hidrofobike mbron monumentet e kulturës nga grafitet, vajrat e ndryshme, uji dhe balta”, thuhet në këtë video.
Përmes këtyre pamieve, kërkohet që t’u jepet mesazhi ndaj të gjithë urinuesve publik të Tiranës që të mbajmë pastër edhe qytetin. “Ndaj ndotës, po ua bërë Tiranës, Tirana ta ben mbrapsht!”, përfundon mesazhi i kësaj video.
Po ja bere Tiranes, Tirana ta ben pas 🙂Po ja bëre Tiranës, Tirana ta bën mbrapsht! Merr 1 min kohë dhe shiko se si Bashkia e Tiranës, me ndihmën e kompanisë Dekoll, i përgjigjet ndotësve publikë 🙂 #BojeHidrofobike
Posted by Erion Veliaj on Monday, 30 November 2015