Tre mjekë siberian, të cilët kanë bërë vaksinën ruse Sputnik V, kanë rezultuar poztivë me Covid-19. Sipas mediave të huaja, zyrtarët në rajonin Altai raportuan se të tre mjekët ishin midis 42 punonjësve mjekësorë që morën vaksinën me dy doza, për të cilën zyrtarët shëndetësorë rusë thonë se është 92 % efektive.
“Imuniteti i mjekëve të sëmurë ka të ngjarë të mos ketë kohë për t’u formuar në kohën kur hasën në patogjenin COVID-19. Vetëm kjo mund të ketë shkaktuar infeksionin e mjekëve,”– ka thënë zyrtarë të administratës së rajonit.
Ndërkohë, prodhuesit e vaksinës thonë se mbrojtja nga virusi vjen vetëm gjashtë javë pas dy injeksioneve të para të vaksinës, të cilat bëhen 21 ditë larg njëra-tjetrës. Deklarimi erdhi vetëm pasi 3 nga 42 mjekët e rajonit të Altai në Siberi u infektuan me Covid pas marrjes së dozave të vaksinës.
“Një person konsiderohet i vaksinuar dhe në përputhje me rrethanat, mbrohet nga infeksioni i koronavirusit vetëm tre javë pas vaksinimit të dytë,”- ka thënë një zyrtarë.
Autoritetet po administrojnë vaksinën tek një grup i zgjedhur i punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe mësuesve në të gjithë vendin, paralelisht me Moskën, ku po kalon prova me 40,000 vullnetarë. Kryedoktoresha e rajonit të Altai, Irina Pereladova tha për mediat lokale se mjekët ishin infektuar në 24 orët pas marrjes së injeksionit. Ndërsa theksohet se krijuesit e vaksinës kanë thënë se një person konsiderohet i vaksinuar rreth tre javë pas injeksionit të dytë, që do të thotë se prej nisjes së vaksinimit nevojiten rreth gjashtë javë.
g.kosovari