Administrata e Presidentit Donald Trump po merr karakteristikat e një regjimi lëkundës me testet e saj të besnikërisë, sulmet destabilizuese ndaj zinxhirit ushtarak të komandës, një mentalitet dhe pretendime gjithnjë e më mashtruese të fitores politike.
Si përgjigje, Presidenti i zgjedhur Joe Biden po vazhdon rrugën e tij për të projektuar qetësi mes kaosit të thelluar, edhe pse Trump dhe Republikanët më të moshuar ende refuzojnë të pranojnë humbjen, duke u shkëputur nga traditat demokratike të Amerikës, ndër vite.
Biden po merr telefonata dhe urime nga udhëheqësit e vendeve aleate, po shfaqet në kamera dhe po reflekton ngjitjen e pashmangshme të tij në pushtet. Ndërkohë ish-Presidenti Trump po qëndron prapa dyerve të mbyllura, duke u marrë me shkrime dhe duke dashur të bëjë një spastrim të udhëheqjes civile të Pentagonit në atë që një zyrtar aktual i mbrojtjes e quan “lëvizje diktatori”.
Sipas agjencisë CNN, ish-Sekretari i Mbrojtjes dhe senatori republikan, William Cohen, ka thënë se sjellja e administratës në këto momente është “më shumë e ngjashme me një diktaturë sesa një demokraci”.
Presidenti i zgjedhur po siguron popullin Amerikan se çështjet ligjore të pazakonta të Trump, duke pretenduar pabazë për mashtrim masiv të votuesve kanë pak shanse për të përmbysur vullnetin e tyre.
Por, ndërsa Trump do të mbetet në Shtëpinë e Bardhë deri në 20 Janar, një transferim simbolik i autoritetit do të ndodh pavarësisht përpjekjeve të tij për të mohuar legjitimitetin e Presidentit të ri.
Presidenti Joe Biden, tashmë ka kaluar edhe pragun e nevojshëm të 270 votave elektorale.