Kryeministri Edi Rama, në vazhdim të turit “Për të pastruar më tej Shqipërinë”, është në Berat, ku foli për domosdoshmërinë e rritjes së Partisë Socialiste.
“Për të pastruar më tej Shqipërinë” është një program i PS për të parashtruar t gjitha arsyet pse na duhet sot hapja, zgjerimi, rritja e Partisë Socialiste në një moment kyç për qeverisjen tonë. Është e domosdoshme që në këtë proces të natyrshëm organizimi e zgjedhjesh në PS, forca jonë politike të kapërcejë kufijtë ekzistues, të përfshijë në gjirin e vet sa më shumë të reja e të rinj, burra e gra, individë që vijnë nga fusha të ndryshme të veprimtarispë shoqërore dhe të rrugëve të ndryshme të punës e të kontributit në shoqëri.
Nuk është një bilanc për të bërë paradë arritjesh edhe pse arritjet janë aty, janë të qarta. Një pjesë e tyre janë të prekshme për qytetarët, një pjesë tjetër të rëndësishme për një proces reformash që do t’i sjellin hap pas hapi rezultatet në jetën e familjeve e komuniteteve”.
“Është një bilanc për të forcuar argumentin se sot reformat kanë nevojë për një shtysë edhe më të fortë përpara dhe për ta bërë të mundur të gjithë projektin tonë të reformave në një kohë të shkurtër e për të fituar gjithë atë kohë të humbur për vitet të tëra duke i shmangur këto reforma. Është e nevojshme të kemi një Parti Socialiste të modernizuar në strukturën sociale të organizatës”, tha Rama.
“Është shumë e rëndësishme që organizata e PS të hapet ndaj njerëzve të punës, të suksetit, që në jetën e tyre të përditshme janë shembull se si gjërat bëhen me punë e vullnet”.
Kryeministri tha edhe se rritja e taksave për biznesin e madh është paralajmëruar që në fushatën elektorale.
“Thamë që do të rrisnim taksat për biznesin e madh, ndërkohë që tejkaluam parashikimin për binzesin e vogël. I kemi mbajtur premtimet elektorale. Vetëm në Shqipëri pyetet pse janë gjobat e larta. Gjobat janë të larta për ata që shkelin ligjin, për ata që e respektojnë ligjin gjobat nuk ekzistojnë”, tha kryeministri.
“Si mund t’i vësh gjobë të vogël atij që sa hapet drita e kuqe e semaforit kalon menjëherë me makinën e tij? I duhet vënë një gjobë që t’i kthehet dallimi i ngjyrave. Dhe ja ku jemi sot, ku të gjithë respektojnë rregullat e trafikut”, tha Rama.
JavaNews