Juristja dhe vokatja e njohur Enida Bozheku shpreh një shqetësim shumë të madh në lidhjje me faktin se shqiptarët mund të vihen përballë njëri tjetrit në Gjykatën Speciale të Hagës.
Në një postim në rrjetin social Bozheku thotë se Lulzim Basha mund të përdoret nga pala akuzuese si një dëshmitar kundër UÇK-së, pasi për shkak të rolit që ka patur, ka shumë njohje faktesh, rrethanash dhe njerëzish.
Ajo e mbështet shqetësimin e saj mbështetur dhe në deklaratën e avokatit Tom Gashi i cili ka mbrojtur në Hagë Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn.
Sipas tij, Basha ka qenë një nga zyrtarët më të lartë të UMNIK dhe roli i tij ka qenë ai i kalim/përgatitjes së dosjeve për UMNIK, një pjesë e të cilave i kaluan Dick Martyt për hartimin e raportit që fajëson UÇK-në, dhe që prodhoi Tribunalin Special sot, në të cilin akuzohen ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.
Postimi i plotë i Bozhekut:
Avokati i UÇK (te kohes), z. Gashi, specifikisht thote se roli i Bashes, gjate viteve te luftes ne Kosove dhe kohes se sherbimit per UMNIK, ka qene ai i funksionarit te larte, me detyre eksperti ligjor referent.
Roli i tij ka qene ai i kalim/pergatitjes se dosjeve Prokurorit te UMNIK te kohes.
Ky i fundit, me pas, mbi relacionet e dhena mbi dosjet e UÇK, do t’ja kalonte ato Dik Martin. Diku, mbi keto relacione, do perpilonte relacionin famkeq, qe prodhoje Tribunalin Special sot.
Nga ketu duket se Basha mund te jete nje deshmi qe ne Hage, akuza, mund ta perdori si “prove mbreteresh”, duke qene se roli i mbartur prej tij mban shume njohje faktesh, letrash, rrethanash, njerezish. Skeletet e te shkuares rikthehen.
Do Zoti mos te jemi ne shkjau i njeri-tjetrit.